Një rast i grabitjes dyshohet të ketë ndodhur në Prishtinë.
“Rr. Xheladin Hana, Prishtinë 23.12.2022 – 02:05. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve, tre persona të pa njohur nën kërcënimin e armës së zjarrit i kanë grabitur rreth 300 (tre qind) € para të gatshme. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.