Pas “ultimatumit” të Gabriel Escobar-it dhe Mirolsav Lajçakut, të gjithë janë në pritje të përgjigjes së Qeverisë së Kosovës, në lidhje me kërkesat e parashtruara, në lidhje me veriun e vendin, shkruan Fol Drejt.
Për këtë Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Harulla Çeku, ka paralajmëruar se kryeministri Albin Kurti shumë shpejt do t’i kthejë përgjigje bashkësisë ndërkombëtare, për sa u përket kërkesave të tyre për deeskalimin e situatës në veri.
“Kryesia e LVV-së mban takime të rregullta. Në të gjitha këto takime merr pjesë edhe kryeministri dhe kryetari i subjektit tonë. Aty diskutohen të gjitha çështjet politike, përfshirë edhe zhvillimet e fundit. Sot nuk do të doja të flisnim për çështje që lidhen me partinë, por dua të ju siguroj që kryeministri Kurti shumë shpejt do të ketë përgjigje edhe për faktorin ndërkombëtar, edhe për mediat, edhe për qytetarët”, ka thënë Çeku pas mbledhjes së qeverisë./FolDrejt/