Tabela e parë me emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut” ka gjasa të vendoset sot në kalimin kufitar me Greqinë, “Evzoni” ose “Bogorodica”.
Në rrjetin social “twitter” është publikuar një foto nga kufiri me Greqinë me emrin e ri të vendit, i cili këtë javë do të fillojë të përdoret edhe në nivel ndërkombëtar. Fotoja u botua nga gazeta greke Panos. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm Qeveria hoqi edhe mbishkrimi” Qeveria e Republikës së Maqedonisë”, i njëjti pritet të zëvendësohet me “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.