Një fëmijë 13 vjeç është therë me thikë nga një bashkëmoshatar i tij në Prizren.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur derisa viktima ishte duke luajtur në rrugë.
“Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekut lëndimet janë të lehta. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell Fol Drejt.