Në Prizren burri ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas e cila pastaj është dërguar për trajtim mjekësor.
Lidhur me këtë rast ka reaguar policia duke e arrestuar të dyshuarin, i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton FolDrejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.