Në Rrugën Avni Rrustemi në Prizren janë deponuar 600 euro të falsifikuara, ka raportuar në polici një zyrtar i bankës ku dyshohet se ka ndodhur rasti.
“Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bankës, ka informuar se nga klientë të bankës janë deponuar 600 euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Parat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.