Në ambientet e Kino Lumbardhi në Prizren, zëvendësshefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Annacarin Platon, po zhvillon një takim me të rinjtë e Prizrenit.
Temë diskutimi mes tyre është rrugëtimi i Kosovës drejt Bashkimit Evropian, pastaj mundësitë e të rinjve Kosovë – BE, energjinë e gjelbër, transformimin digjital, por edhe tema të tjera, transmeton klankosova.tv.
Ky takim ka filluar në ora 11.00 dhe pritet që të jetë interaktiv me pyetje e diskutime edhe nga nikoqirët për ato qe u interesojnë për institucionin dhe politikat që përfaqëson mysafiri nga Brukseli.