Një person është arrestuar në mbrëmjen e së dielës në Prizren pasi i njëjti dyshohet se e ka rrahur nënën e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare-nënën e tij dhe po ashtu ka shkaktuar dëmtime në shtëpi”, thuhet në raportin e policisë 24 orësh të policisë, raporton FolDrejt.