Në Prizren dyshohet se dy meshkuj kosovarë i kanë sulmuar dy viktimat femra kosovare.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, kurse në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur e konfiskuar pushkë, revole e fishekë.
“Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohen se kanë sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Njëra nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, një revole dhe 77 fishekë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet nga Policia e Kosovës, transmeton Fol Drejt.