Në Prizren janë lënduar tre kosovarë pasi derisa ishin duke e hapur një kanal për ujëra të zeza, i ka zënë dheu.
“Rr. Tranziti i Ri, Prizren 15.05.2023-10:40. Tre meshkuj kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore, pas janë zënë nga dheu derisa po hapnin një kanal për ujëra të zeza. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin, përveç njësive policore është njoftuar prokuroi dhe inspektori i punës”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.