Në qytetin e Prizrenit vetëm dje me datë 28.02.2022 janë raportuar katër raste të dhunës në familje, thuhet nga policia në raportin e tyre 24 orësh.
Këto janë katër raportet e policisë për këto katër raste:
“Viktima femër kosovare ka informuar se ndaj saj, në vazhdimësi ka ushtruar dhunë burri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për lëndime. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj rejës së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka shkaktuar dhunë në familjen e tij saktësisht ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (burri i saj) në vazhdimësi ushtron dhunë fizike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet nga policia, përcjell FolDrejt.