Dy persona janë arrestuar pasi vodhën në punishten e hekurudhës në Han të Elezit.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 02:15, transmeton Fol Drejt.
“Hani i Elezit, 23.03.2022 – 02:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se në punishten e hekurudhës kanë vjedhur rreth 150 metra kabllo elektrike, katër bateri, 20 hekura vlera e të cilave nuk dihet dhe rreth 200 litra naftë në vlerë rreth 300 €. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./FolDrejt/