Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë në Qagllavicë, raporton Fol Drejt.
“Qagllavicë, Graqanicë 01.07.2023-21:24. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se, persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë tij duke dëmtuar derën dhe kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme. Rasti duke u hetuar.”, shkruan në raportin e policisë. /FolDrejt/