Dy persona u qëlluan për vdekje nga policia e Parisit dhe një i tretë u plagos rëndë mbrëmjen e të dielës. Incidenti ndodhi pasi një makinë, ku po udhëtonin viktimat dhe i plagosuri nuk ndaloi kur efektivët i bënë shenjë, në urën më të vjetër të kryeqytetit francez.
Incidenti ndodhi në qendër të qytetit, menjëherë pas rizgjedhjes së Emmanuel Macron si president të dielën mbrëma.
“Një makinë erdhi me nxitim drejt policisë menjëherë pas mesnate dhe refuzoi të ndalonte”, tha një burim nga grupi hetimor, raportojnë mediat franceze.
“Një nga oficerët e policisë hapi zjarr, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur një të tretë.”/FolDrejt/