Në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali të Prishtinës është gjetur një sasi prej 3.5 gram substance narkotike te një i paraburgosur.
“Mbikqyrësi i Qendrës së Paraburgimit mashkull kosovar, ka raportuar se gjatë kontrollit në një dhomë në të cilën gjenden dy të paraburgosurit meshkuj kosovarë janë gjetur 3.5 gram substance narkotike. Njësiti policor ka konfiskuar substancën, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.