Fol Drejt
E martë, 20 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Në qoftë se nuk shfuqizohet U.D Nr. 06/14, kjo qeveri duhet të rrëzohet

3 vjet më parë
in KRYESORE, OP/ED
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Jo rrallë herë, Albin Kurtin (kryeministrin e tanishëm), e patëm dëgjuar të fliste mbi të drejtën e pamohueshme të shkollimit të vajzave me shami. Përgjatë fushatave zgjedhore, ndërsa bridhte nga një cep në tjetrin nëpër Kosovë, duke iu premtuar qytetarëve rikthim të dinjitetit nëpërmjet “shtetit të së drejtës”, citonte Ervin Hatibin duke thënë “shteti nuk duhet ta luaj rolin e rrobaqepësit”. Prandaj subjekti që e udhëheq ai, mori një mbështetje të madhe elektorale, edhe nga muslimanët.

Shkruan: Imer Topanica

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

 

Nuk ka aspak të drejtë ish ambasadori Lulzim Peci, në reagimin e tij tek shpreson që “Qeveria e Kosovës nuk do të bëjë një gabim madhor duke e ndryshuar udhëzimin administrativ që ndalon bartjen e uniformës fetare – shamisë në shkolla, pasi me këtë karakteri sekular i vendit tonë do të goditet në themel, e me këtë edhe shtylla mbajtjes së identitetit shqiptar në vendin tonë”; për disa arsye:

Së pari, sepse Lëvizja Vetëvendosje ka ardhur në pushtet, ndër të tjera, edhe me këtë premtim, eliminimin e këtij udhëzimi diskriminues. Ende qarkullojnë nëpër hapësirat virtuale video-deklaratat mjaft të qarta, të Kryeministrit Kurti (atëbotë, politikan opozitar), aq sa nuk ndihet nevoja për t’i interpretuar. Madje deklarata e dhënë gjatë konferencës së sotme se:

“Qëndrimi im është që nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve të tjera fetare në jetën publike të qytetarëve por duhet të jemi të lirë, mirëpo gjithashtu kam thënë që mosha 16- vjeçare duhet të jetë pragu, dhe moshën 16-vjeçare e shohim si prag për shumë gjëra të cilat kanë ndodhur dhe që do të duhej të ndodhin” – tingëllon si e një opozitari.

Së dyti, një shtet sekular a laik qoftë, nuk nënkupton një mekanizëm shtypës kundrejt kërkesave dhe nevojave që i shtron qytetari, por përkundrazi: rehabilitues e integrues. Kjo është abc-ja e të kuptuarit të demokracisë! Vetëm një sistem me tipare totalitare imponon dhe përcakton kode veshjesh në mënyrë arbitrare, pa i pyetur qytetarët, nëse ato bien ndesh me kulturën dhe botëkuptimin e tyre. Vetëm një shtet me tipare totalitare shndërrohet edhe në “rrobaqepës e berber!”

Së treti, shamia nuk është uniformë fetare. Këtë e ka thënë me dhjetëra herë Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), nëse veç duam t’i vëmë kredenciale autoriteti interpretimit të çështjes.

Së katërti, që është më e rëndësishmja, duhet ta kuptojmë që Islami është pjesë e kulturës sonë dhe për rrjedhojë edhe pjesë e identitetit. A s’ia kanë vënë gurthemelin këtij identiteti, sidomos muslimanët? Nëse po, si mund të thuhet se kërkesat e shtruara nga ta po e rrezikuakan po këtë identitet? Le të shohim pak në retrospektivë: Një varg studiuesish, historianësh, albanologësh etj, kanë ripërsëritur faktin se: akti i parë i realizuar nga shqiptarët, në drejtim të formësimit të vetëdijes nacionale, është ai i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878). Historiografia komuniste, vemjet e së cilës, ende frymojnë në literaturën tonë, i ka fshehur disa të vërteta të mëdha rreth kësaj ngjarje të rëndësishme historike për një kohë të gjatë, për çka ua ka ngulitur në kokë disa ide destruktive edhe të ashtuquajturës: pjesë elitare e intelektuale e shoqërisë . Megjithatë, sot dihet mirë dhe qartë se ajo është mbajtur në Xhaminë e Gazi Mehmet Pashës në Prizren; se Karnameja – dokumenti zyrtar, është shkruar në osmanisht; se kanë marrë pjesë mbi 300 delegatë, shumica prej tyre muslimanë nga vise të ndryshme shqiptare dhe se dokumenti është nënshkruar prej 47 prej tyre; se fillimisht është mbështetur nga Porta e Lartë dhe se për bazë kanunore-juridike parashihte sheriatin – ligjin islamik etj. Ky leksion i shkurtër i historisë, besoj, mjafton për të kuptuar se sa qesharak është pozicionimi i ish ambasadorit, ndërsa provon t’i jap konotacion ideologjik – antishqiptar çështjes në fjalë.

Në reagim, ai më tej thotë se e tëra ka të bëjë me një “agjendë” e cila domosdo synon “futjen e islamit politik përmes derës së vogël në institucione shtetërore”. Dikush mund ta cilësonte këtë si islamofobi, ndërsa përdorë togfjalëshin e rrezikshëm “islam politik”, pa qemë i vetëdijshëm se ai është i ndërfutur në fjalorin tonë të përditshëm prej agjenturash të dyshimta antishqiptare.

I friket, sidomos “ymetit musliman”, duke paralajmëruar se kjo ideologji e rrezikshme paska filluar të lëshojë “rrënjë tek gjeneratat e reja.” Dhe ironia është kjo që: ndërsa si shoqëri e kemi ushqyer prej vitesh parullën për integrim drejt një shoqërie heterogjene perëndimore, ku përditë bëhet thirrje për zbutjen e egërsive nacionaliste, shfarosjen e racizmit etj, ish ambasadori ynë ankohet se në thelb kjo “ideologji” po e konsideruaka një person tjetër të afërt, pavarësisht etnisë a racës tjetër. Qesharake, apo jo!

Pastaj, analogjitë me Çeçeninë dhe referencat për lidhjet e vendeve islamike me Rusinë, janë tërësisht të pasakta dhe kjo nuk do koment.

Krejt në fund, pa dashur ta zhbirilirojmë më tej reagimin, të lë përshtypje konkluzi, përveç i gabuar, edhe i rrezikshëm rreth asaj se “me këtë agjendë, do i plotësohen të gjitha dëshirat Serbisë dhe armiqve të tjerë të Kosovës”. Njësoj, si një “intelektual” i këtunjëhershëm që thoshte shumë prej xhamive të ndërtuara e rindërtuara pasluftës në Kosovë, i kanë pasur burimet financiare nga Serbia, nga e njëjta Serbi pra, që i pat djegur ose shkatërruar tërësisht mbi 200 sosh.

Megjithatë, kishte të drejt kur shtronte pyetjen (jo përgjigjen), se çfarë pastaj? Në thelb “shamia” nuk është preokupimi ynë kryesor, e madje as më i rëndësishmi. Forcimi i demokracisë, i shtetit të së drejtës, i sistemit arsimor, shëndetësor, i zhvillimit kulturor etj, etj, po se po. Madje në këtë kontekst fragjil politik e ekonomik, ku kërcënimet ndaj këtij shteti gjysmë sovran bëhen krejt hapur nga shteti serb: forcimi i ushtrisë, përkatësisht sigurisë, do të ishte hapi më i mençur e madje edhe emergjent.

E atëherë pse tërë kjo zhurmë? – do të mund të pyesnin disa; sepse: nëse një entitet i çfarëdoshëm politik i ardhur në pushtet me premtimin se do ta tejkalojë këtë problem, me një fshirje të një udhëzimi, nuk e bënë këtë, çfarë mund të presim më tepër prej tij? Shkollimi i vajzave me shami, është e drejtë fundamentale,  ndaj drejtësia nuk negociohet. #ndryshojeni_ua_për_shaminë/FolDrejt/

Tags: (#ndryshojeni_ua_për_shaminë)Imer TopanicaShamiatUdhezimi administrativ
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Dita Ndërkombëtare e Rinisë troket në Kosovë me aksion simbolik: “Kur bohet mirë”

Lajmi tjetër

Kinë/ 80 mijë turistë mbesin të bllokuar për shkak të telasheve të reja me Covid-19

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM