Në komunën e Rahovecit më datë 03.03.2022 rreth orës 11:30 është raportuar një rast ku djali i ka rrahur prindërit e tij.
I dyshuari pastaj është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht prindërit e tije. Njërit nga viktimat i është ofruar trajtim mjekësorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, raportohet nga policia, përcjell FolDrejt.