MPB njofton se dje është arrestuar një 25-vjeçar nga Shkupi, për të cilin kishte udhërarrest kombëtar.
“Më 09.03.2022 në rrethinën e Bit Pazarit në Shkup, policia nga SPB-Shkup ka arrestuar A.F.(25) nga Shkupi. Ai kërkohej me udhërarrest për vuajtjen e dënimit me burg prej 1 viti e gjashtë muaj”, njoftojnë nga MPB.Personi është dorëzuar në stacionin policorë për procedurë të mëtejshme./FolDrejt/