Dje në rrugën Gjilan-Kamenicë rreth orës 19:00 një VW kombi për arsye të panjohura ka dalë nga shiriti i tij në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe e ka goditur veturën Lada Riva.
Shoferi i Lada Rivas ka vdekur, ndërsa pasagjeri është lënduar, kurse i dyshuari ka ikur në këmbë në drejtim të panjohur, përcjell Fol Drejt.
“I dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke drejtuar automjetin VW kombi për arsye të pa njohura del në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe godet veturën Lada Riva të cilën e drejtonte viktima mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit viktima është dërguar ne Qendrën emergjente të Gjilanit pa shenje jete, lëndime trupore ka pësuar edhe pasagjeri mashkull kosovar i cili pas marrjes se tretmanit mjekësor lirohet në shtëpi. I dyshuari pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë në drejtim të pa njohur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë, transmeton FolDrejt.