Sipas njoftimit zyrtar, Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer i cili voziti veturë mbi 100 km/h, në një rrugë ku kufizimi i shpjetësisë isht vetëm 40 km/h, shkruan Fol Drejt.
“Gjobitet kundërvajtësi i cili ne zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h, drejton automjetin me shpejtësi prej 110 km/h.
Në orët e mesditës së sotme, Njësia Rajonale e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në segmentin rrugor në Vushtrri, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 110 km/h në zonën urbane ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h.
Ndaj kundërvajtësit drejtuesit të automjetit është shqiptuar gjoba prej 300 euro si dhe masa mbrojtëse- ndalimi i drejtimit të mjetit me veprim motorik për tre (3) muaj.
Masat ndëshkimore do të vazhdojnë të merren ndaj të gjithë kundërvajtësve të cilët nuk respektojnë rregullat në trafik dhe rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafikun rrugor” – thuhet në njoftimin zyrtar./FolDrejt/