Rasti është raportuar dje, ndërsa është cilësuar si: Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, transmeton Fol Drejt.
“Zubin Potok 13.04.2022 – 06:30. Raportohet se persona të pa njohur kanë hedhur (vendosur) në rrugë pjesë metalike me skaje të mprehta, më qëllim që automjeteve t’ju shpohen gomat. Si provë materiale janë mbledhur dhe konfiskuar 46 copë” – thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Në raport nuk epen detaje të tjera, por bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar./FolDrejt/