Policia dhe ekipet e emergjencës u thirrën në vendngjarje pas raportimeve se disa njerëz ishin qëlluar jashtë një qendre tregtare pranë Willowbrook, Illinois, të shtunën mbrëma.
Një prani e madhe e policisë u pa në Burr Ridge pranë Rrugës 83, ku u qëlluan në një turmë prej rreth 200 deri në 300 njerëz, sipas raporteve lokale.
Zyra e Sherifit të Qarkut DuPage bëri thirrje për ndihmë urgjente rreth orës 12:25 të mëngjesit të së dielës.
Disa njerëz u gjetën të qëlluar në vendngjarje, megjithëse numri i saktë dhe shkalla e plagëve të tyre nuk janë ende të qarta, raportoi Fox News. Hetimet vijojnë, përcjell Fol Drejt.