Ministria e Kulturës ka njoftuar se me rastin e shënimit të 90-vjetorit të lindjes dhe 20-vjetorit të vdekjes së Istref Begollit, Teatri Kombëtar i Kosovës me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, nesër do të organizojë një aktivitet për të kujtuar veprën e tij, shkruan Fol Drejt.
“Me rastin e shënimit të 90-vjetorit të lindjes dhe 20-vjetorit të vdekjes së tij, Teatri Kombëtar i Kosovës, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, ju fton të bashkoheni për të kujtuar veprën e një prej aktorëve më të shquar në historinë e teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Istref Begolli.”, shkruan në njoftimin e ministrisë.
Përmes aktivitetit “një gotë për Istrefin”, ,ministria tha se do të vlerësohet kontributi i tij në kulturë. /FolDrejt/