Duke marrë parasysh zhvillimet e fundit mes Ukrainës dhe Rusisë, bëhet e ditur se është hequr reklama e “Gazprom”-it nga fanella dhe në vend të saj do të shkruaj Schalke 04.
Klubi gjerman i Bundesligës 2, Schalke 04, ka hequr nga fanella reklamën e kompanisë ruse të energjisë, “Gazprom”, shkruan AA.
Në njoftimin e klubit, duke marrë parasysh zhvillimet e fundit mes Ukrainës dhe Rusisë, bëhet e ditur se është hequr reklama e “Gazprom”-it nga fanella dhe në vend të saj do të shkruaj Schalke 04, transmeton Fol Drejt.
Po ashtu edhe gazeta gjermane me tirazh të madh “Bild” në artikullin e djeshëm, reklamën e “Gazprom”-it mbi fanellën e Schalke 04 e mbylli me shkrimin “Liri për Ukrainën”./FolDrejt/