Në fshatin Shkozë të Malishevës ka ndodhur një rrahje, ku dy persona janë arrestuar pasi të njëjtit dyshohet se pasi kishin pasur konflikt përmes rrjeteve sociale, kanë sulmuar bashkëfshatarin e tyre të mitur.
I mituri ka pësuar lëndime dhe rrjedhimisht ka pranuar tretman mjekësor, kurse dy të arrestuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, përcjell Fol Drejt.
“Janë arrestuar dy të dyshuar të mitur meshkuj kosovar të cilët për shkak të një konflikti që kishin pas përmes rrjeteve sociale e kishin sulmuar fizikisht bashkëfshatarin e tyre po ashtu i mitur i cili si pasojë ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.