Kryeministri Albin Kurti, bashkë me gruan e tij, Ritën dhe vajzën Lea, kanë vizituar festivalin e grafitit, i cili po mbahet në “Rrugën B” në Prishtinë.
“Bashkë me Lean dhe Ritën, në këtë ditë fundjave, takuam artistë vendorë e të huaj, ku edhe pamë punën dhe veprat mbresëlënëse të tyre”, ka shkruar Kurti në një postim në Instagram, transmeton Klankosova.tv.
“E vërteta është dritë (Truth is Light)” quhet tema e festivalit të grafitit.