Në Shqipëri pritet një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 19º në 31ºC, në zonat e ulëta nga 24ºC në 38ºC dhe në zonat bregdetare nga 26°C në 39ºC.
Era do të fryejë në drejtim Jugor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.