Në qytetin e Shtimes gjatë ditës së djeshme është raportuar një rast se një mashkull e ka dhunuar viktimën femër kosovare, kurse tjetri nën kërcenimin e armës e ngacmon seksualisht.
Njësitet policore kanë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve mirëpo nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar, ndërsa me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje, njofton policia.
“Shtime, 21.03.2022-03:30. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që njëri nga ta ka dhunuar viktimën femër kosovare , ndërsa i dyshuari tjetër nën kërcënimin e armës ka ngacmuar seksualisht viktimën. Njësitet policore kanë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve mirëpo nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar . Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.