Në Shtime është raportuar një kamionetë e vjedhur, rastin e ka raportuar ankuesi kosovar i cili ka thënë se persona të panjohur ia kanë vjedhur kamionetën.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur i kanë vjedhur kamionetën e tij. Rasti në procedurë hetimore”, njofton Policia e Kosovës, transmeton Fol Drejt.