Rastet me COVID vazhdojnë të rriten me shpejtësi në mbarë botën pasi varianti Omicron po përhapet në shumë vende. Kjo i ka detyruar qeveritë e vendeve respektive ta mendojnë seriozisht dhënien e një doze të katërt të vaksinës.
Izraeli është vendi i parë në botë që vlerësoi domosdoshmërinë e dozës së dytë përforcuese kundër koronavirusit. Dje qeveria e këtij vendi i ka dhënë dritën jeshile për dozës së katërt për personat mbi 60 vjeç dhe profesionistët e shëndetësisë.
Sipas Ministrisë izraelite të Shëndetësisë, deri më tani janë identifikuar të paktën 340 raste të mutacionit Omicron. Në Britani, siç argumenton gazeta britanike Daily Mail, Komiteti i Vaksinimit dhe Imunizimit po shqyrton nëse do të japë dritën jeshile për dhënien e dozës së katërt të vaksinës.
Për ekspertët, ata me sëmundje themelore dhe të moshuarit, duhet të marrin dozën e katërt së shpejti dhe pritet të nisë në Vitin e Ri. Në Gjermani, ministri i ri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, deklaroi se tani nevojitet një dozë tjetër përforcuese e vaksinës për të frenuar përhapjen e variantit Omicron. Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ka porositur 80 milionë doza të vaksinës Pfizer/Biontech. /abcnews.al