Janë arrestuar katër persona (një femër e tre meshkuj) për marrje me prostitucion.
Ata u liruan menjëherë pas përfundimit të procedurave në gjykatë.
“Njësiti i hetuesisë ka identifikuar dhe arrestuar një femër dhe tre meshkuj kosovar me dyshimin e bazuar se të njëjtit janë duke u marr me prostitucion. Të dyshuarit pas përfundimit të procedurës në gjykatën për kundërvajtje janë liruar”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.