Në fshatin Sojevë të Ferizajt ka ndodhur një grabitje.
Atje është kërcenuar punëtori me armë në pompën e derivateve nga dy persona me maska. Ata i kanë grabitur atij 400 euro, si dhe një telefon mobil.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se për deri sa ishte në vendin e punë në pompë të derivateve, dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit i kanë grabitur 400 euro para të gatshme dhe një telefon mobil. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.