Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njofton se në klinikat dhe spitalet rajonale të Kosovës, po trajtohen 856 pacientë, prej tyre 727 janë të konfirmuar me sëmundjen COVID-19, ndërsa 129 persona janë të dyshuar, në pritje të rezultateve.
Sipas SHSKUK, me gjendje të rënduar shëndetësore janë 33 pacientë, ndërsa 682 pacientë po trajtohen me oksigjeno-terapi.
Njoftimi i plotë:
Në QKUK dhe spitalet e përgjithshme po trajton 856 pacientë nga Covid-19
Bazuar në raportimet nga klinikat Covid në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme të cilat trajtojnë pacientë me COVID, vërehet një rënie e numri të pacientëve, krahasuar me ditët paraprake.
Nga raportime e ditës së shtunë, 3 prill 2021, të klinikave Covid dhe spitaleve të përgjithshme, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë duke u trajtuar 856 pacientë nga Sars- Cov-2.
727 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë.
129 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve.
33 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore
682 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë
Në QKUK janë të shtrirë 355 pacientë