Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Forumit të Prespës që po mbahet në Strugë të Maqedonisë së Veriut, është takuar sot edhe me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, transmeton Fol Drejt.
Situata aktuale dhe zhvillimet e fundit në vend, veçanërisht në komunat në veri të vendit, ishin pjesë e diskutimit. Kryeministri Kurti e njoftoi kryeministrin në detyrë Abazoviq me propozimin e tij për depërshkallëzim të situatës dhe me faktet e institucioneve të Kosovës të cilat dëshmojnë se të mërkurën Serbia bëri agresion ndaj Kosovës me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës thellë brenda territorit të Kosovës. Ai shtoi se ky veprim agresor i Serbisë duhet të dënohet qartë dhe ashpër nga të gjithë.
Krahas tyre u fol edhe për projektet e përbashkëta infrastrukturore të cilat do të lehtësonin shkëmbimin e mallrave e lëvizjen e qytetarëve, dhe afronin edhe më shumë dy vendet tona./FolDrejt/