Fol Drejt
E shtunë, 10 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KULTURË

Në takim me Dikensin, Samuel Xhonsonin, Xhon Kicin dhe Shekspirin

3 vjet më parë
in KULTURË, LETËR
Koha e leximit: 7 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

(Meri Lalaj, Shënime udhëtimi nga cikli “Pashë Anglinë me Syrin e Londrës”)

Thuajse të gjitha shtëpitë e Londrës me rrugë të tëra janë dykatëshe, nga shtëpitë e dikurshme mund të shohësh edhe tri a katërkatëshe dhe më interesantja se çdo shtëpi e ka një kopësht të vockël për të mbjellë lule apo perime. Syri mund të të hasë edhe ndërtesa të larta të ngritura në vitet 70-të, të cilat ngjasojnë me ndërtesat tona socialiste. janë të ndërtuara në vendet e mbetura bosh prej bombardimeve të Luftës së Dytë Botërore, ato janë disi të mëdha, të rënda, katrore dhe me dritare të njëllojta.

Pjesa e Londrës, që thirret Ist End ka disi pamje dikensiane. Ndërsa për të vajtur tek shtëpia e Dikensit udhëtova me autobus, ata dykatëshit, pastaj i hipëm trenit në metro dhe ndalëm tek Stacioni Viktoria, i cili është edhe “stacion muze”. Librat e Dikensit i kam lexuar kur isha studente, ndërsa ime bijë e ka lexuar “David Koperfild” qëkur ishte nëntë vjeçe.

Lexoni edhe..

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

Porosit Web Porosit Web

Çarls Dikensi gjatë viteve ka jetuar në shtëpi të ndryshme, por njëra prej tyre është kthyer në shtëpi muze, ajo gjendet në 48 Doughty Street, këtu ai ka ndenjur dy vjet e gjysmë me gruan Katerina, djalin Çarls, në këtë shtëpi i lindën dy fëmijë dhe ka shkruar disa vepra. Ndodhem përballë një ndërtese katërkatëshe me shumë dritare e ndërtuar në shekullin e nëntëmbëdhjetë, porta e hyrjes është e ngushtë dhe e gjelbër me pjesën e sipërme të harkuar. I biem ziles, më duket sikur do të hapet dera dhe do të shfaqet ai, Dikensi, autori aq i dashur. Në anën e majtë të hyrjes duket kati nëndhe, aty kanë qenë dhomat ku kanë punuar dikur shërbëtorët, Dikensi në këtë shtëpi kishte katër njerëz që i shërbenin: një kuzhinier, një shërbyese, një kujdestare për fëmijët dhe një shërbyes me emrin Toping. Në dhomën e larjes mjetet janë ato të dikurshmet: një kazan ku mund të futej njeriu për t’u larë, vendi ku ndizej zjarri, disa hekura për hekurosje, nga ata që mbushen me prush dhe sende, që nevojiten për të pastruar një shtëpi. Në dhomën tjetër të vockël shohim një but për verë dhe shumë shishe të stivosura, me sa duket do të ketë qenë qilari i ushqimeve.

Në korridorin e ngushtë të katit të parë është vendosur një grilë e zezë burgu me dërrasa për së gjati, kjo është grila origjinale e burgut ku kanë qenë të mbyllur dikur për borxhe babai dhe nëna e Dikensit, të cilët shkrimtari aq bukur na i ka përshkruar me personazhet e mister dhe misis Mikoberit. Në katin e parë dhoma përballë, dikur ka qenë kuzhinë, tani përdoret si bibliotekë me kopjet e botimeve, përkthimeve, përshtatjeve të veprave të Dikensit, raftet e mbushur plot e përplot zenë një sipërfaqe prej më shumë se tetë metrash. Një dhomë tjetër, e ngrënies, këtu autori priste miqtë e botës letrare dhe mund të shtroheshin për të ngrënë deri në 14 veta. Në studio syri të kap libra, dorëshkrime, tryeza e punës në të cilën punonte me sendet e duhura mbi të. Në katin e dytë ndodhen dhomat e gjumit, në një dhomë të vogël mbi mur sipër shtratit shohim portretin e Meri Hogërthit, motra e vogël e gruas së Dikensit, e cila vdiq këtu në moshën shtatëmbëdhjetëvjeçare.

Në këtë shtëpi muze ruhet një tryezë druri e thjeshtë katërkëndëshe me një stol katror, që i përkasin kohës kur Dikensi punonte si shkrues tek një zyrë avokatie. Në njërën nga stendat me xhama shohim një unazë me gurë të kaltër, është unaza e fejesës së Katerinës në verën e vitit 1835, në kohën që punonte si gazetar i Parlamentit, paskëtaj ai u bë i famshëm me “Shënimet e Klubit Pikuik”, aty shohim edhe fletë nga dorëshkrime të këtij libri. (Pasi u bë i famshëm Dikensi filloi që t’i ruajë me kujdes dorëshkrimet). Në një faqe muri janë të vendosura njëzet numrat e revistës së përmuajshme, që botoi librin e tij “Nikolas Nikëllbi”. Duke patur pranë vetes shumë miq piktorë, shpesh librat e Dikensit janë ilustruar, kështu pashë tre vizatime origjinale me laps nga John Leech. Në një dhomë të bukur janë vendosur kolltuku veshur me lëkurë ngjyrë kumbulle siç pat qenë dikur, piktori George Cruikshank bëri portretin e tij të ulur në këtë kolltuk dhe më vonë ilustroi librin “Oliver Tuist”.

Po në këtë dhomë të mobiluar shumë bukur ndodhet, përveç një tryeze të madhe me një vazo të kristaltë mbi të, edhe një komo dru mogani spanjolle e punuar në mënyrë artistike, të cilën shkrimtari e bleu kur filloi të fitojë para nga librat e tij. Në shtëpinë muze është ruajtur edhe një tryeskë e vogël e ngushtë, që prej vitit 1858 dhe derisa ndërroi jetë, Dikensi e përdorte për të lexuar veprat e tij në publik, kështu ndërmori shumë udhëtime nëpër qytete të ndryshme të Anglisë si edhe në veri-lindje të Amerikës. Në katin e sipërm në krye të shkallëve qëndron statuja prej druri e marinarit, që vështron larg me tejqyrë, ky është thuajse personazh tek libri “Dombi dhe biri”. Po kështu ruhet edhe një orë tavoline për të cilën ai ka shkruar një letër zbavitëse, kur i duhej që ta riparonte. Në shtëpinë muze ruhet edhe një kostum ceremonial i zi me kopsa të arta si edhe një shpatë, me këtë veshje Dikensi u paraqit tek mbretëresha më 9 mars 1870 për t’i treguar fotografi të fushëbetejave të Luftës Civile në Amerikë. E fundit në këtë muze është një pikturë e Robert Buss titulluar “Një dhuratë Dikensit”, e punuar sipas një fotografie, në të paraqitet Dikensi ulur në kolltuk në studion e tij me sy mbyllur duke ëndërruar për personazhet e librave të vet. Mbi një mur qëndron druri gjenealogjik i familjes Dikens, stërnipat e tij jetojnë. Dikensi ndërroi jetë më 9 qershor 1870.

Shoqata “Miqtë e Dikensit” është themeluar në vitin 1902 dhe të gjithë kujdesen për të pajisur muzeun. Para se të largohesha pyeta zotërinë, që shërbente aty në se kishin libra të Dikensit në gjuhën shqipe. Ai m’u përgjigj: “Jo.” Dhe shtoi: “Por kemi edhe në gjuhën kineze!”

Në shtëpinë e Xhon Kicit: Për të vajtur tek shtëpia muze e Xhon Kicit në fillim hipëm në autobusin 149, i madh si fizarmonikë mbushur plot djem e vajza me ngjyrë dhe pastaj me tren duke soditur nga dritarja peizazhin e kohës së Dikensit. Ndalemi para një porte në anësoren e rrugës, tek muri rrethues ndodhet një pllakë në kujtim të Xhon Kicit. Futemi brenda oborrit, që është një lëndinë e madhe e gjelbër. Hyjmë brenda në shtëpi, ndërkaq sjell në mendje vargjet e Bajronit: “Kush të vrau, o Xhon Kic/ Ti ishe vërtet artist…” Këtu Xhon Kic ka jetuar prej vitit 1818 deri në vitin 1820 bashkë me mikun e tij Çarls Braunin, këtu ai shkroi shumë poezi përfshirë edhe poemën “Lavde një bilbilit”. Këtu ai takoi dhe ra në dashuri me Feni Brounen, vajza më e madhe e fqinjit tek dera tjetër. Po në këtë shtëpi ai u sëmur nga tuberkulozi, la Anglinë për ta kaluar dimrin e 1820-1821 në një klimë më të butë në Italinë e Jugut, por nuk u kthye kurrë më prej andej, sepse vdiq në Romë në shkurt të vitit 1821, në moshën njëzet e pesëvjeçare.

Dhoma në të djathtë ka qenë dhoma e ndenjes së Kicit me një derë-dritare, që shikon oborrin e gjelbëruar, anash është një dollap me libra dhe një portret i Shekspirit, sipër oxhakut shohim portretin e Kicit të ulur në këtë dhomë të qetë me diell. Miku i tij Joseph Severn e pikturoi versionin origjinal të kësaj pikture pas vdekjes së poetit. Përballë oxhakut në një stendë të xhamtë janë të vendosura dy maska prej allçie: njëra e poetit kur ishte gjallë njëzet e dyvjeçar dhe tjetra kur ishte i vdekur, po aty ndodhet shishja e bojës dhe më tej tryeza e shkrimit.

Dhoma përkundruall i përkiste Çarls Braunit, në këtë dhomë priteshin miqtë. Kici shkruan për ata, që vizitonin shtëpinë darkave dhe luanin me letra. Kur u sëmur, në fillim të vitit 1820 në njërën nga letrat e tij përshkruan se atij i ndërtuan një “kanape-shtrat” për të ndenjur në këtë dhomë dhe për të parë kopshtin nga dritarja.

Në pjesën kryesore të shtëpisë kalojmë përmes një dere siç ka qenë dhe që lidhte pjesën e shtëpisë së Kicit me atë të Fenit; nëpër shkallë ngjitemi lart dhe vërejmë se dikur Kicin e ndante nga e fejuara veçse një mur i hollë. Në krye të shkallëve, tani shtëpia është zgjeruar duke i bashkuar të dyja pjesët, majtas është dhoma e gjumit të Fenit ndërsa përballë ajo e Kicit. Dhomat janë të pajisura me ato sende, që i përkasin së shkuarës. Shtrati i Kicit është me katër mbështetëse qarkuar me perde dhe i mbuluar me një kuvertë të bardhë prej pambuku. Në të djathtë ndodhet një dhomë ku janë vendosur sende të asaj kohe, mes të tjerash unaza e fejesës së Fenit, (vajza u martua dhjetë vjet pas vdekjes së Kicit), në këtë dhomë ndodhen libra me përzgjedhje poetike. Zbresim në katin e parë dhe me kujdes kalojmë nëpër shkallët e ngushta për në bodrum. Kuzhina e parë i përket familjes Brounen dhe dollapi i takon asaj kohe. Kuzhina tjetër përballë i përkiste Kicit dhe Brounen ajo ndodhet në fund të korridorit djathtas. Furra e pjekjes së bukës është origjinale dhe aty shohim qilarin e verës. Plotësoj një formular për vizitorët dhe shkruaj se për Xhon Kicin kam dëgjuar nga profesori im i letërsisë Skënder Luarasi, poezitë e tij janë përkthyer në vendin tim. Muzeu do të mbyllet për një vit për t’u pajisur më mirë.

Sapo dilje nga shtëpia në oborr aty ishte mbjellë një kumbull e vogël, në degët e saj ndodhej varur një shënim në të shkruhej se mbillej në kujtim të asaj kumbullës së dikurshme kur poeti pa një bilbil në çerdhe, pikërisht nën atë kumbull u ul Xhon Kici për të shkruar poemën e famshme “Lavde një bilbilit”.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Ministri Çupi u takua me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, znj. Kate Byrnes!

Lajmi tjetër

A ka bllokadë të furnizimit me naftë? Përgjigjet Ministrja Hajdari

Të ngjajshme

KULTURË

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

10 Gusht, 2024
KULTURË

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

30 Korrik, 2024
KULTURË

“Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

23 Korrik, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM