Rafael Leao pa diskutim po “çmend” skuadrat e mëdha. Paraqitjet e sulmuesit me skuadrën e Milan këtë sezon kanë bërë që të kthehet në objektivin kryesorë të disa skuadrave.
Së fundi sipas asaj që raportohet nga “Sport” garës për shërbimet e tij i është shtuar edhe Barça, pasi po sipas burimit në fjalë ditën e sotme ka pasur një takim mes Jorge Mendes dhe numrit një të katalanasve, Joan Laportës.
Në këtë takim është folur për disa lojtarë të rëndësishëm që bluagranat kanë në synim transferimin e tyre për të përforcuar skuadrën e Xavi Hernandez.
Emrat për të cilët u diskutua ishin, Bernardo Silva i Manchester City, Ruben Neves i Wolverhampton, të cilët mendohet se do t’i japin lojës së Xavit një tjetër impuls, por jo vetëm kaq, në tavolinë nuk mungoi as emri i yllit të Milan, Leaos, për të cilin do të shikohet mundësia e një transferimi./FolDrejt/