Protestuesit e zemëruar me presidentin francez Emmanuel Macron dhe planin e tij për të rritur moshën e daljes në pension bllokuan hyrjen në një terminal të aeroportit të Parisit, u ulën në shinat e trenit, u përleshën me policinë dhe hodhën predha në stacionet e policisë gjatë demonstratave të sotme në të gjithë Francën.
Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në qytetin perëndimor të Nantes, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.