Muhamed Bin Salman shihej nga Perëndimi si mundësi për hapjen dhe demokratizimin e vendit, por këto shpresa veniten nga dita në ditë, dhe përkundër moshës së re, tashmë jetëgjatësia e tij politike po vendoset në dyshime.
Pas akuzave për përfshirje në vrasjen makabre të gazetarit disident arab, Jamal Kashogi, Muhamed Bin Salman, nga media britanike The Guardian, akuzohet se ka hack-uar telefonin e personit më të pasur në botë Jeff Bezos (Amazon) në maj 2018. Më pas ishte magazina amerikane “National Enquirer”, e cila kishte postuar lajme private nga jeta e Bezos.
Zyrtarisht ky lajm është hedhur poshtë nga ambasada e Arabisë Saudite në Uashington, duke i quajtur lajmet mediatike si “absurde”.
Kjo pritet të tensionojë marrëdhëniet mes Arabisë Saudite dhe SHBA. Por ajo që mbetet e pashmangshme, është dëmshpërblimi me gjasë miliarda dollarë, që do kryejë mbretëria e naftës kundrejt Jef Bezos./Foldrejt.com