Një 18 vjeçare në Tiranë ka humbur kontaktet me familjarët. Denoncimi është bërë nga nëna e saj M. L., 48 vjeçe e cila u ka thënë bluve se e bija nuk është kthyer në banesë.
“Më datë 23.04.2022, shtetasja M. L., 48 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj, shtetasja M. L., 18 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, ka njoftuar policia.
Ndërkohë një 31-vjeçar është vënë nën hetim nga uniformat blu pasi ka përndjekur dy të mitura të moshave 15 dhe 16 vjeçe.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin E. H., 31 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi në rrugën “Ali Shefqeti”, ka përndjekur dy shtetase të mitura, 15 dhe 16 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë./FolDrejt/