Oleksandar Khorunzhi, zëdhënësi i shërbimit të urgjencës ukrainase, tha në një konferencë për shtyp se Rusia kishte kryer sulme në 16 rajone të Ukrainës dhe në Kiev në 10 ditët e fundit.
Më shumë se 1100 qytete dhe fshatra ukrainase kanë mbetur pa energji elektrike pas 10 ditësh të sulmeve ruse ndaj objekteve energjetike të Ukrainës, njoftuan sot autoritetet ukrainase.
Oleksandr Horunzhi, zëdhënësi i shërbimit të urgjencës ukrainase, tha në një konferencë për shtyp se gjatë 10 ditëve të fundit, Rusia ka kryer rreth 190 sulme masive me raketa, dronë, kamikaze dhe artileri në 16 rajone të Ukrainës dhe në qytetin e Kievit, shkruan Guardian, përcjell Fol Drejt.