Trajnimet për të rinjtë nga Kievi i mundësuan anëtarët e Korpusit Kombëtar të Ukrainës, një parti politike e ekstremit të djathtë.
Pos asaj se si përdorën armët, mësime u dhanë edhe për sigurinë dhe dhënien e ndihmës së parë, njofton Klan Kosova.
Nga ana tjetër edhe rusët të martën vazhduan me stërvitjet ushtarake. Kësaj radhe në det e ajër.
Në pamjet e publikuara nga qeveria shihet se si bëhet një manovër për t’i kërkuar dhe eleminuar kundërshtarët në zona ujore.
Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur se po lëviz gjashtë anije të mëdha zbarkimi nga Mesdheu në Detin e Zi për stërvitje.
Ushtrinë e lëvizi edhe Amerika, që dërgoi në Poloni shumë trupa e pajisje.
1 mijë e 700 ushtarët e SHBA-së bashkohen me disa dhjetëra trupa elitare që erdhën këtu me mision të njëjtë, të dielën.