Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti ka folur për afatin e fundit të targave, përkatësisht për shtyrjen e afatit të implementimit të marrëveshjes për këtë çështje, me Serbinë, shkruan Fol Drejt.
I pyetur nga gazetarët nëse kjo marrëveshje do të zbatohet, ai ka thënë se afati i fundit është 31 tetori:
“Ne tashmë e kemi bërë një shtyrje të afatit më 31 korrik, e kemi shtyrë afatin për një muaj dhe në vend se të jetë me datën 1 tetor, është data 1 nëntor, ose në vend se të them me 30 shtator, data e fundit është 31 tetori. Të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë automjetet me targa të kohës së Millosheviqit, do të mund t’i konvertojnë ato në targa legale e legjitime RKS.”
Sipas Kurtit qytetarët e përkatësisë serbe duhet ta shfrytëzojnë kohën e mbetur për t’i konvertuar targat ilegale në RKS./FolDrejt/