Në vendet e BE-së, në vitin 2022, 42 për qind e të rinjve nga mosha 25 deri në 34 vjeç kishin arsim të lartë, njoftoi sot Eurostat.
Kjo përqindje është një për qind më e lartë se në vitin 2021, por ende nën objektivin e përcaktuar të BE-së, e cila dëshiron që 45 për qind e të rinjve në këtë kategori moshe të kenë arsim të lartë deri në vitin 2030, përcjell Fol Drejt.
Gratë janë dukshëm më të arsimuara se burrat, pasi në vitin 2022, 48 për qind e tyre midis moshës 25 dhe 34 vjeç kishin arsim të lartë, ndërsa e njëjta gjë mund të thuhet për vetëm 37 për qind të pjesëtarëve të “gjinisë më të fortë”./FolDrejt/