Brenda verës Banka e Shqipërisë do të hedhë në treg prerjen e re 10 mijë lekëshe.
Zëvendësguvernatorja Luljeta Minxhozi ka thënë se tashmë gjithçka është gati. Sipas saj, kartëmonedha e re do të ketë dhe elementë sigurie të shtuar.
“Ne presim që gjatë verës së këtij viti të vendoset që të hyjë në treg kartëmonedha me prerje 10 mijë lekë. Në vazhdim do të futen edhe kartëmonedhat e tjera”, ka thënë ajo.