Më shumë se një e treta e veturave të pasagjerëve të shitura në Evropë në vitin 2021 ishin ose hibride ose automjete të karikueshme elektrike, treguan të dhënat e industrisë.
Pjesa e automjeteve elektrike hibride ishte 19,6% për qind, një rritje nga 11,9 për qind në vitin 2020, tha Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave (ACEA), shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Pjesa e automjeteve të karikueshme elektrike ishte 18 për qind vitin e kaluar, nga 10,5 për qind në vitin 2020, shtoi shoqata.
Megjithëse llojet e karburanteve konvencionale dominuan tregun e veturave të BE-së, pjesa e tyre u ul në vitin 2021, duke përbërë 59,6 për qind të të gjitha regjistrimeve të reja.