Në Viti është raportuar një rast i sulmit fizik, ku dy persona dyshohet se janë rrahur për shkak të mosmarrëveshjes rreth pronës.
Pas intervistimin të dy janë dërguar në mbajtje, përcjell Fol Drejt.
“Dy meshkuj kosovar janë arrestuar për shkak se pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.