Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në Viti është raportuar për një rast dhunimi që dyshohet se kishte ndodhur në vitin 2020.
Lidhur me rastin në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti i cili i nënshtrohet procedurave hetimore.
“Viti 2020. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës. Lidhur me rastin në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti i cili i nënshtrohet procedurave hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.