Vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) për herë të parë në vitin 2021 kanë kryer më shumë se 200 miliardë euro shpenzime për mbrojtjen.
Sipas raportit të Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes (EDA) i cili merr parasysh të dhënat nga 26 vende të BE-së me përjashtim të Danimarkës, thuhet se shpenzimet e mbrojtjes për herë të parë vitin e kaluar kanë tejkaluar 200 miliardë euro dhe arritën në 214 miliardë euro, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Shuma e cila përbën 1,5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të vendeve anëtare, korrespondon me 6 për qind rritje në krahasim me vitin 2020.
Rritja më e madhe është vërejtur tek Italia, Finlanda, Greqia dhe Sllovenia.
Në raportin vjetor të EDA-s, është bërë vlerësimi se “Deklaratat e vendeve anëtare pas luftës që Rusia filloi në Ukrainë, tregojnë se rritja në shpenzime do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme”.
Anëtarët e EDA-s gjithashtu kanë shpenzuar më shumë para edhe për blerjet e përbashkëta. Kjo shumë nga 11 për qind është rritur në 18 për qind./FolDrejt/