Sipas të dhënave më të fundit të agjencisë strategjike Elabe, aleanca e presidentit të Francës Emanuel Macron “Së bashku” do të fitojë nga 260 deri në 300 vende në parlament dhe mazhorancës i nevojiten 289.
Aleanca centriste “Together”, e drejtuar nga presidenti i Francës, Emanuel Macron, po hyn në raundin e dytë të zgjedhjeve për dhomën e ulët të parlamentit me një avantazh shumë të vogël ndaj të majtës, treguan rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të së dielës në Francë.
Aleanca “Together” fitoi 25,75 për qind të votave, sipas rezultatit të publikuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa blloku i majtë “NUPES” i udhëhequr nga Jean-Luc Melanchon është i dyti me 25,66 për qind, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.