Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky dha një pamje më optimiste për pozicionet e Ukrainës dhe Rusisë në bisedimet e ardhshme të paqes duke thënë se negociatat po duken “më realiste” ndërsa ndihmësi i tij kryesor tregoi se kishte ende “kontradikta themelore” në përgjigjen e Rusisë.
Në një fjalim kombëtar, Zelensky tha: “Takimet vazhdojnë. Më thonë se qëndrimet në negociata duken më realiste. Megjithatë, nevojitet akoma më shumë kohë që vendimet të jenë në interes të Ukrainës”, transmeton Fol Drejt.
Megjithatë, Mykhailo Podolyak, një anëtar i delegacionit ukrainas dhe ndihmës presidencial tha se ka “kontradikta themelore” në bisedimet që synojnë t’i japin fund sulmit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, por kompromisi është ende i mundur.
Vazhdojmë nesër. Një proces shumë i vështirë negociues. Ka kontradikta themelore Por sigurisht që ka vend për kompromis.
Gjate bisedimeve te se martës të dyja palët sinjalizuan përparim./FolDrejt/